Quantcast
Channel: Maqedoni – Portalb
Viewing all 39797 articles
Browse latest View live

MPPS: Ja numri ku të denonconi dhunën familjare në RMV

$
0
0

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) e RMV-së sot bëri të ditur se është rritur qasja deri te serviset për viktimat nga dhuna përgjatë vendit.

“Në gjendje stresi dhe izolimi shtëpiak dhuna mundet të eskalojë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së dhe shtohet se askush nuk duhet të ndjehet se është i vetëm.

Viktimat potenciale, siç bëhet e ditur, mund të drejtohen për ndihmë në qendrat për punë sociale dhe serviset e vendosura: http://mtsp.gov.mk/ns_article-prijavi-semejno-nasisltvo.nspx dhe në SOS numrat e telefonit  070/075/077 141 700.

Nga MPPS-ja i inkurajojmë të gjitha gratë të cilat përballen me çfarëdo lloj forme të dhunës familjare nga partneri i tyre të denoncojnë në 192, SOS linjat, në qendrat për punë sociale ose stacionin më të afërt policor.

“Institucionet u japin prioritet më të lartë denoncimeve të dhunës familjare dhe i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje të viktimave”, theksohet në kumtesën e MPPS-së.


OBSH-ja: Alkooli nuk të mbron nga koronavirusi, e kishte demantuar edhe informacionin për shpërndarje të COVID-19 nga kufoma

$
0
0

Informacionet e shpërndara së fundi se koronavirusi mund të shpërndahet nga kufoma janë të pakonfirmuara. Nga ajo që është e sigurt deri tash është përgjigja e fundit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, e cila thotë se “me përjashtim të rasteve të etheve hemorragjike (të tilla si Ebola, Marburg) dhe kolera, trupat e vdekur zakonisht nuk janë infektivë”. Prandaj, raportimi se “shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga personi i vdekur” është një informatë e mbështetur në supozime dhe e pavërtetuar nga institucione të besueshme. Ky informacion është publikuar në disa medie në Kosovë e Shqipëri, njofton Portalb.mk.

Për transmetim të koronavirusit nga personi i vdekur ishte raportuar edhe në fund të muajit mars, pas vdekjes së një personi në Indi, megjithatë ishte konstatuar se ka qenë një dezinformatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka demantuar informacionet se pirja e alkoolit mund të ndihmojë në luftën ndaj koronavirusit, “Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë” thuhet në raportin e OBSH-së.

“Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,” shton OBSH-ja. Në këtë raport të OBSH-së theksohet se alkooli komprometon sistemin imunitar të trupit dhe rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore. Prandaj, OBSH-ja u kërkon njerëzve të minimizojnë konsumin e alkoolit gjatë pandemisë.

Autor: Dren Gërguri

U publikua rezultati i foshnjës së nënës nga Mateçi, e cila doli pozitiv në testimin e virusit korona

$
0
0

Klinika për gjinekologji dhe akusheri – Shkup informoi se foshnja e nënës që doli pozitiv në testimin e virusit korona, ka rezultuar negative në testimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Negativ është rezultati për Covid-19 për foshnjën e lindur më 14 prill, nëna e të cilit është e infektuar me virusin korona”, raportojnë nga Klinika.

Klinika informoi se mostra e foshnjës ishte marrë në momentin kur ishte kuptuar se nëna e tij ishte positive në testimin e virusit korona.

Ndryshe, në Klinikë më 14 prill në ora 20 ka lindur një paciente, për të cilën rezultatet nga testimi për virusin korona kanë dalë pozitiv. Bëhet fjalë për një grua 28-vjeçare nga Mateçi i Kumanovës, e cila ka ardhur që të lindë në Klinikë pa asnjë simptomë të sëmundjes. Sipas situatës aktuale në Kumanovë, ku ka numra alarmant të të infektuarve, të gjitha lehonat që vijnë nga Kumanova në Klinikë vendosen në pjesën izoluese, pa dallim nëse kanë ose jo simptoma të sëmundjes.

30 vite nga themelimi i partisë së parë shqiptare PPD, ishte shëmbëlltyra e shqiptarëve të Maqedonisë 

$
0
0

U mbushën 30-të vite nga themelimi i partisë së parë shqiptare në Maqedoni (sot, RMV)- Partia e Prosperitetit Demokratik. Shqiptarët në vitet e “90-ta, përmes organizimit politik kishin për qëllim të ngritet ndërgjegjësimi i një rezistence legale për barazinë e shqiptarëve me komunitetin maqedonas, ose siç e quanin ata, për barabarsinë e shqiptarëve në trojet e veta. Si dhe për të mbështetur kërkesën e shqiptarëve të Maqedonisë, për t’u njohur si element shtetëformues, shkruan Portalb.mk.

Në bazë të kërkesave të tyre qëndronte arsyetimi i bazuar në të drejtën për vetëvendosje, por edhe në të drejtën ndërkombëtare. Rëndësia e kësaj partie, vështirësitë, vullneti, motivimi që permes organizimit politik të avancojnë shqiptarët, në të gjitha sferat e jetës, veçmas në fushën e arsimit, si prioritet për ruajtjen e gjuhës dhe etnitetit shqiptar. Zgjedhjet e para parlamentare me kandidatët shqiptarë nga PPD-ja, u kuptuan ndërshqiptarët si moment i kthimit të shpresës se shqiptarët në Maqedoni me përfaqësuesit e vet politik do të jenë të zotë të vetëvetes.

Tubimi në Tetovë, 1992

Më shumë se një dekadë doli në skenën politike, kjo parti.  Po, pse u shua dhe nuk u ruajt ky kod i besës të një kulture politike, pse nuk u kultivua ky fillim i mbarë?

Sipas Mahi Nesimit, për Portalb.mk thotë se prej vitit 1994- 96, filloi edhe zhgënjimi.  Ku edhe është zhgënjim i të gjithë atyre shqiptarëve që vlerat demokratike i kanë barazuar me vlerat e përbashkëta të kombit shqiptar.

Mahi Nesimi

“Janë të shumta problemet që u ballafaqua PPD, në rrugëtimin e saj për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në të gjitha sferat e jetës. U ballafaqua me nacionalizmin tepër të vrazhdë, të partive politike maqedonase, veçmas të VMRO-DPMNE-së, për të mos harruar që në 12 nëntor, të vitit 1990, në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamantare, ku në Tetovë u mbajt një tubim nga pala maqedonase, Lupço Georgevski i nxorri “shpatat” dhe “hanxharet”, për shqiptarët”, tha për Portalb, Mahi Nesimi, sektretar i atëhershëm i PPD-së.
Mirëpo, sipas tij, duke patur parasysh bashkimin e kokave shqiptare në këtë parti, disa oponent të jashtëm dhe të brendshëm kërkonin qasje më të thellë, për përfitime të interesave të veta me mendimin se politika do t’i përmbush interesat e tyre. Kjo ka qenë edhe periudha më e vështirë e kësaj partie, ku edhe nuk u përkrah  nga aktorët politik të Shqipërisë, në krye me Sali Berishën, potencoi Nesimi. “Struktura të ndryshme sekrete, por edhe shtetërore, por edhe subjekte ndërkombëtare e shikonin si më të leverdishme që përpjekjen e angazhimit të PPD, respektivisht të shqiptarëve, për ta frenuar  me qëllim eskalimin e ndonjë konflikti të armatosur, i cili do të ishte shumë i dëmshëm, për atë kohë për  Maqedoninë edhe Kosovën”, tha Nesimi.

Lideri i PPD-së, Abdurrahman Aliti dhe Fadil Sulejmani

Ai shton se veprimtaria e PPD-së nuk u kuptua nga shumë kush, por edhe nga qarqet ndërkombëtare, për arsy se deklaratat e PPD-së, u keqinterpretuan, si pasojë e kësaj filloi edhe përçarja e kësaj partie.

Por, PPD- edhe pse ka shuar veprimtarinë , sipas Nesimit, ajo sot ka mbetur për popullatën shqiptare si njëndër partitë për emancipimin e të drejtave të shqiptarëve, në krye me stafin kualitativ dhe profesional, që ka mbart në vete.

Faton Aliti

Nga Prosperiteti rinor i atëhershëm, Faton Aliti, thotë për Portalb.mk se  puna e gjithë secilit nga strukturat më të larta deri te prosperiteti rinor, përveç të tjerave, ka qenë barazia e plotë e shqiptarëve edhe në institucionet shtetërore.

“Esenca e politikës së PPD-së gjithmonë ka qenë “institucionalisht drejt barazisë së plotë”.

Kuptohet, kjo qasje gjithnjë është më e ngadalshne në prodhim të rezultateve, posaçërisht nëse ndeshesh me politikë që ka bindje të supremacionit nacional, por ato janë më të qëndrueshme dhe më të kompletuara si zgjidhje”, tha për portalb, Faton Aliti nga Prosperiti rinor.

Sipas Alitit, në kohët e sotme, pas të gjitha turbullirave politike në Maqedoni, janë ata dëshmitarë se qasja e PPD-së ndaj avansimit të shoqërisë në përgjithësi, dhe të shqiptarëve në veçanti, është përvetësuar nga pothuajse të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe disa maqedonase thënë kushtimisht.

Kjo, për Alitin është ngadhënjim i filozofisë  politike të PPD-së, duke patur parasysh se edhe kritikuesit më të mëdhenj të kësaj filozofie nga vitet e 90-ta, por edhe më pas, sot janë fiks në atë vijë.

Kjo, nënkupton se, misionin e Partisë për Prosperitetit Demokratik e ndjekin edhe partite tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

PPD
PPD

I kam pritur pesë ditë rezultatet e testimit për virusin korona, deklaroi kryetari i Kumanovës

$
0
0

Maksim Dimitrievski, kryetari i Komunës së Kumanovës, sqaroi se ka pritur pesë ditë për të marrë rezultatin pozitiv nga testimi i virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Asnjëherë nuk kam lejuar që të rrezikoj shëndetin e dikujt me sjelljet e mia. Rezultatet e testimit që për herë të dytë bëhen në gjithë Shtabin e Krizës i kemi pritur 5 ditë”, deklaroi Dimitrievski.

Ai sqaroi se në testimin e parë para dy javëve kishte rezultuar negativ.

“Takimi në Kumanovë me përfaqësues qeveritar nuk ka qenë e realizuar me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë. Informacioni se në vazhdimësi po bëhet verifikimi shëndetësor i personave të shtabit të krizës është publike dhe e dinë të gjithë anëtarë e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal”, deklaroi Dimitrievski.

Ndryshe, Maksim Dimitrievski ka rezultuar pozitiv në testimin e virusit korona këtë javë. Pas këtij informacionit, Qeveria informon se kryeministri Oliver Spasovski, zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe sekretari Shëndetësor i Shnëdetësisë, Vlladimir Milloshev, shkojnë në izolim shtëpiak, pasi kishin pasur takim atë ditë me kryetarin Dimitrievski.

LEXO: Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona
LEXO: Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi shkojnë bë vetëizolim pasi që dje u takuan me Dimitrievskin

Zgjidhjet e javës së kaluar – lojëra enigmatike

$
0
0

Te nderuar lexues të Portalb dhe dashamirë të enigmatikës. Në vazhdim i keni zgjidhjet e gjithë enigmave të botuara gjatë javës së kaluar.

Vazhdojmë të hënën me enigma e lojëra tjera. Ju dëshirojmë vikend të këndshëm dhe mbetshi me shëndet!

Të shtëna në Studeniçan, nuk ka të plagosur

$
0
0

Në polici dje rreth orës 16:00 është denoncuar se në fshatin Studeniçan, në afërsi të ndërtesës së komunës, pas grindjes paraprake verbale, A.Sh. (28) nga fshati Studeniçan, i cili ishte me automjet motorik “reno”, nga automjeti ka shtënë një projektil nga arma drejt automjetit “audi”, në të cilin ishin A.R. (21) dhe B.A. (27) që të dy nga fshati Studeniçan, ndërsa afër automjetit qëndronin edhe I.I. (440 dhe babai i autorit A.Sh. (55).

Nuk ka persona të plagosur, informojnë nga MPB-ja. Nga projekti janë thyer dy dritaret anësore të automjetit “audi”.

Merren masa për zbardhjen e rastit.

OBSH-ja: Mund të agjërohet sikurse viteve të kaluara

$
0
0

Pas informacioneve se agjërimi i Ramazanit është i dëmshëm në kohë pandemie dhe mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik favorizon sëmundjen, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues që ka të bëjë pikërisht me muajin e shenjtë të Ramazanit. OBSH-ja, në udhëzimin e publikuar enkas për periudhën e Ramazanit ka konfirmuar se njerëzit mund të agjërojnë sikurse më përpara, raporton Portalb.mk.

“Asnjë studim mbi agjërimin dhe rrezikun e infeksionit me COVID-19 nuk është kryer. Njerëzit e shëndetshëm duhet të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë këtij Ramazani si në vitet e kaluara” thuhet në udhëzimin e OBSH-së të publikuar më 15 prill. Ndërsa, personave të prekur nga virusi u kërkohet të mos agjërojnë, në konsultim me mjekët e tyre, siç do të bënin me ndonjë sëmundje tjetër.

Në këtë udhëzim përsëriten edhe këshilla të përgjithshme lidhur me aktivitetet fizike, tubimet, etj. Gjithashtu, OBSH-ja i ka kushtuar vëmendje edhe organizimit të iftareve duke kërkuar që ato të mbahen në vende të hapura. Në tubimet për iftare është e rëndësishme të mbahet distanca fizike, thuhet ndër të tjera në udhëzuesin e OBSH-së. Këshilla e OBSH-së është që të përdoren kuti dhe ushqimi të shërbehet i paketuar paraprakisht, që të shmanget kontakti fizik.

Një tjetër këshillë është që edhe faljet të bëhen në hapësira publike. Në rast se tubimet për iftare apo faljet bëhen në ambiente të mbyllura, OBSH-ja kërkon që të sigurohet se ka ventilim adekuat, derisa fton që gjithmonë të respektohet distanca midis të pranishmëve. Ndërkohë, në Arabinë Saudite është vendosur që faljet të bëhen në shtëpi, raporton Al Jazeera.

“Shkurtoni kohëzgjatjen e ngjarjes sa më shumë që të jetë e mundur për të kufizuar ekspozimin e mundshëm” thuhet në një nga pikat e udhëzimit, derisa gjithashtu kërkohet t’i ipet përparësi organizimeve më të vogla me më pak të pranishëm dhe jo të veprohet si zakonisht, të bëhen grumbullime të mëdha.

Ramazani fillon javën e ardhshme, më 24 prill dhe zgjat deri më 23 maj.

Autor: Dren Gërguri

Udhëzimi i OBSH për agjërimin
Udhëzimi i OBSH për agjërimin

RMV, 53 raste të reja me virusin korona, gjithsej 1170 të infektuar, 25 të shëruar

$
0
0

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 53 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona ndërsa raste aktive janë 957. Janë shëruar 25 persona.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 25 persona, 6 nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe 19 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Me këtë numri i të shëruarve është 164 ndërsa i të vdekurve 49.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 13
– Kumanovë 9
– Tetovë 4
– Prilep 9
– Strugë 2
– Veles 12
– Manastir 2
– Makedonski Brod 2

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 401
  • Kumanovë – 320
  • Prilep  – 112
  • Strugë – 55
  • Tetovë – 52
  • Dibër – 51
  • Veles – 43
  • Shtip – 32
  • Koçan – 26
  • Manastir – 17
  • Gostivar – 12
  • Ohër – 7
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Kavadar – 4
  • Krushevë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1

Në 24 orë e fundit janë bërë 697 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 493, Fakultetit të Veterinarisë – 15, Avicena – 8 , Biotek – 0 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 120, Sistina – 61. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 11556 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Osmani: Tetova mund të jetë vatër kritike e virusit korona, Qeveria do t’i shqyrtojë kërkesat e Komunës

$
0
0

Zv/kryeministri Bujar Osmani, sot ka deklaruar se qyteti i Tetovës mund të jetë vatër e re kritike e virusit korona nëse ndërmerren masa për të parandaluar shpërndarjen, njofton Portalb.mk.

“Tetova mund të jetë vatër e re kritike e virusit korona nëse nuk parandalohet shpërndarja. Prej Tetovës kemi kërkesë që të ndalohet transportimi i njerëzve prej një komune në tjetër, në rajonin e Pollogut, kjo çështje do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Besoj se edhe Tetova në kontekst me Kumanovën dhe Prilepin duhet që të vlerësohen si tre zona kritike të cilat sot ndoshta mund të miratohen masa shtesë”, tha Osmani.

Ai i tregoi statistikat e pacientëve të infektuar dhe të shëruar nga virusi korona në Tetovë.

“Pas zbatimit të 400 testeve, në Tetovë dhe rrethinë 54 janë pozitivë, që do të thotë prej dje, dhe ka edhe 4 raste të reja, 18 janë në Teracë, 6 në Bërvenicë, 1 në Zhelinë dhe 1 në Jegunovcë. 4 persona kanë ndërruar jetë. 2 janë shëruar.  1 rast është një foshnje 5-muajshe”, tha Osmani.

Zv/kryeministri gjithashtu tha se janë kontaktuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me mjekun nga Bogovina i cili ka dalë pozitivë në KOVID-19.

“Me rastin e fundit në Bogovinë që është infektuar mjeku amë, institucionet kanë reaguar dhe në mënyrë elektronike i kanë identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me atë mjek dhe 56 prej atyre personave do të monitorohen në 14 ditët e ardhshme”, shtoi Osmani.

Kryeministri Oliver Spasovski, theksoi se kanë diskutuar për gjendjen në Tetovë, por edhe në Prilep dhe Veles, dhe nëse ka nevojë për t’u shtuar masat do të bëhet një gjë e tillë.

“Ne Shtabin e Krizës i kemi shqyrtuar gjendjet në Prilep, Tetovë dhe Veles, atje ku kemi nevojë që t’i rrisim masat do ta bëjmë, megjithatë mendoj se kemi masa të mjaftueshme restriktive Keni situatë ku ka disa qytetarë reagojnë se kemi shumë masa restriktive, por mendoj se të njëjtat duhet t’i respektojmë masat se ata po japin rezultate”, tha Spasovski.

Ndryshe, Komuna e Tetovës përpara dhjetë ditëve për së dyti here i drejtoi disa kërkesa Qeverisë së RMV-së, këto janë kërkesat:

  • Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend Shtabi i Krizës ka dërguar kërkesë deri te Qeveria e RMV , që të ofrojë modus për asistencë financiare për të punësuarit e NJKTZ dhe NPK, duke marrë parasysh se në këtë periudhë këto shërbime kanë intensitet të shtuar të punës në teren, kurse të hyrat institucionale për të mbuluar pagat janë reduktuar në masë të madhe.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës deri te Qeveria e RMV dhe Ministria e Shëndetësisë, që të gjithë mjekët amë në territorin e komunës së Tetovës të furnizohen më doreza,maska dhe mjete dezinfektuese.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës, Komuna e Tetovës deri te Qeveria e RMV që përfaqësues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të dalin në teren me qëllim të evitimit të zjarreve në malin Sharr, duke marrë parasysh faktin se NJKTZ Tetovë nuk ka qasje deri te këto teren malore dhe shërbimet e kësaj njësia në kohë të pandemisë përveç shuarjes së zjarreve në komunën e Tetovës dhe komuna përreth janë të angazhuara edhe në dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
  • Po ashtu duke marrë parasysh tendencën në rritje të rasteve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth kemi kërkuar nga Qeveria e RMV ndërprerje të plotë të transportit të organizuar të udhëtarëve mes komunave në rajonin e Pollogut, i cili kryesisht realizohet me autobusë dhe furgonë. Masa e kufizimit dhe ndërprerjes së transportit të organizuar të qytetarëve të bëhet sipas shembullit të komunës së Kumanovës.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Edhe gjatë orës policore, prodhuesit e duhanit mund t’i tërheqin paratë nga shteti

$
0
0

Sot Qeveria u ka paguar 30 milionë euro 19.050 prodhuesve të duhanit në shtet, informoi në konferencë për shtyp, Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), njofton Portalb.mk.

Ai bashkë me ministren e Financave, Nina Angellovska dhe drejtorin e Agjencisë së Paguesve Nikollçe Babovski, theksoi se për momentin prioritet është që të ndihmohet mbështetja për bujqit.

“Subvencionet në këto kohë krizash janë kyçe dhe ai është obligim i yni që ta realizojë. Kemi paguar mbi 30 milionë euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit .Të gjithë ata sot do t’i marrin paratë. Që të mos ketë rrëmuja nëpër banka, në këtë periudhë kur pritet dhe piku i pandemisë, ngritja e parave do të kryhet gjatë në katër ditëve, duke filluar prej të martës deri të premten. Ata prodhues të duhanit të cilët dëshirojnë që t’i tërheqin paratë nga bankomati, do të munden ta bëjnë atë edhe të hënën në periudhën prej 16 deri në ora 23:00 pavarësisht se është kohë policore në atë periudhë të ditës. Duhani është degë e jona strategjike dhe shënon prodhim stabil, që është rezultat i politikave qeveritare në këtë degë”, tha ministri.

Kolegia e tij nga Ministria e Financave, Nina Angellovska theksoi se edhe gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme mendohet për bujqit.

“Me rëndësi është që të furnizohen materialet e nevojshme që të vazhdohet me punë, sapo kushtet ta mundësojnë atë. Do të disperzohet pagesa dhe të gjithë bujqit do të fitojnë mjete. Të gjithë ata që kanë nevojë të ngrenë para të gatshme do të munden ta bëjnë atë në bankomat prej orës 16:00, pavarësisht nëse është orë policore gjatë asaj periudhë. Ministria e Punëve të Brendshme i ka emrat e personave të cilët duhet që të ngrenë para. Që të ulet rreziku nga shpërndarja e virusit korona, bankat do të punojnë me kohë të vazhduar, prej orës 8 deri në orën 17, ndërkaq bujqit kanë mundësi që të lëvizin edhe pas orës 18”, tha Angellovska.

Dimkovski: Ndalesa për lëvizje në male është e pjesshme, të përjashtuara janë Vodno, Gazi Baba, Mavrova, Pelisteri dhe Galiçnica

$
0
0

Park mali i Vodnos dhe mali i Gazi Babës janë të përjashtuara nga ndalesa e pjesshme, e cila u miratua javën e kaluar, pasi që me ata nuk menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Atje lëvizja është e lirë duke i pasur parasysh masat restriktive të Qeverisë kundër pandemisë, tha ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski.

Ai sqaroi se e njëjta vlenë edhe për regjimin e lëvizjes në vendet rekreative në vend, gjegjësisht se kjo masë ka të bëjë vetëm me ata pjesë me të cilët menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë, a 90% e maleve bien tek ata.

Masa, ashtu siç ionformoi ministri gjithashtu nuk i përfshinë edhe parqet nacionale Pelister, Mavrovë dhe Galiçicë.

“Ndalesën e pjesshme për lëvizje nëpër male dhe pjesët e maleve që e miratoi Ministria e Bujqësisë me kërkesë të Pyjeve të Maqedonisë, dy vitet e kaluara miratohet mu në periudhën kur kemi shpeshtim të zjarreve”, tha Dimkovski.

Qëllimi i masës është që të parandalohen zjarret pasi që në 30 ditët e kaluara kemi pasur 25 zjarre në mal.

“Kuptimi i ndalesës është që të dihet për momentin se cilët persona dhe e çfarë qëllimi lëvizin nëpër male dhe se janë atje, por nuk ka asnjë masë restriktive në pjesën me dobi ekonomike”, tha ministri duke shtuar se ka përjashtime për mbledhjen e kërpudhave apo barnave mjekësore, por duhet që të kërkohet leje nga autoritetet.

Ai shtoi gjithashtu se kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me alpinistët dhe shoqatat e alpinistëve kur duan të paraqesin ture e cila do të duhej të lëvizë nëpër malet nën kompetenca të NP Pyjet e Maqedonisë.

Shekerinska: Si do të ndryshojnë masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi i Armatës

$
0
0

Si do të ndryshojnë dhe përshtaten masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi i armatës, por pritet rritje e angazhimit nga ana e komunave, paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke folur në videosesionin e sotëm KOVID-19 “Pyetje dhe përgjigje: Retrospektiva koronavirus MK” me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarin e Qeverisë të obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ajo informoi se javën e fundit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir dhe Prilep janë sistemuar pjesëtarë të armatës si mbështetje e policisë dhe të vetëqeverisjes lokale, ndërsa bisedohet për kërkesat e tyre me Velesin, Kavadarin, Rosomanin dhe Gazi Babën.

Shekerinska informoi se në takim para disa ditësh me ministrat e mbrojtjes kanë pasur rast të shohin se të gjitha vendet shfrytëzojnë model të njëjtën, në situata të tilla, siç nënvizoi, të përdorin forcë që e ruan rezervë, nëse tani nuk e përdor Armatën nuk ka kurrë, transmeton MIA.

“Strukturat tona të armatës në mënyrë shtesë japin mbështetje në shumë komuna dhe shtetit në pjesën e dezinfektimit sepse ka njësi speciale për atë trajnim, mbrojtje nga rreziqet biologjike dhe kimike, njësi të inxhinierëve janë angazhuar për ta pastruar hapësirën e Qendrës klinike dhe të mundësojnë aktivizim të spitalit polak”, ka thënë Shekerinska.

Mes tjerash theksoi se deri sot çdo ditë rritet angazhimi i armatës, por funksionet mbesin të njëjta, filluam me marrjen e kufijve, potencoi Shekerinska, me mbrojtje të objekteve kritike infrastrukturore dhe vitale dhe me mbrojtje të PDK dhe sigurim të karantinave, me qëllim që çdo ushtar që di ta sistemoni ju jep shans një polic ta përdorni në rrugë në treg, afër marketeve, ta përdorni në zbatimin e masave të cilat tani nënkuptojnë jetë.

Shekerinska: Edhe armatat tjera të NATO-s luftojnë me pandeminë me të njëjtat masa si tonat (VIDEO)

$
0
0

“Më gëzon fakti që pash se përgjigja e armatave aleate për përballje me pandeminë në spektrin e gjerë të aktiviteteve është thuajse identik me mënyrën në të cilën e kemi angazhuar armatën tonë për mbështetje të autoriteteve civile”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila sot informoi për mbledhjen e djeshme të ministrave të Mbrojtjes në NATO, e para në të cilën ajo mori pjesë si ministre e vendit aleat, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Aleatët dje diskutuan për atë se si vendet anëtare të NATO-s të përballen me pandeminë, në cilën mënyrë NATO i ndihmon në atë operacion dhe çfarë mundet Aleanca të ndërmarrë që më shumë t’u ndihmojë autoriteteve civile.

Shekerinska tregoi se çfarë ka bërë deri më tani Armata dhe ushtritë tjera aleate, secila në vendin e vet.

“Fillimisht ndihmë në kontrollimin e kufijve, duke vendosur dhe ruajtur pika kontrollues të hyrjes dhe daljes në disa qytete ose komuna dhe sigurim i infrastrukturës kritike dhe objekteve vitale, vendosjes së spitaleve polake si ne që e vendosën në afërsi të Klinikës Infektive dhe shfrytëzim të kapaciteteve mjekësore ushtarake në mbështetje të kapaciteteve civile shëndetësore. Sigurim të ekipeve specializuese për mbrojtje biologjike dhe kimike për kryerjen e dezinfektimeve, sigurim të shërbimeve inxhinerike dhe ndërtimore, ashtu siç ekipet tona e bënë në Klinikën Universitare dhe Klinikën Infektive”, theksoi ministrja, e cila paralajmëroi se prej sot ushtria do të jetë më e pranishme në komunat të cilat kanë kërkuar ndihmë.

Armata do të ketë rritje të pranisë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir, Prilep, Veles, Kavadar dhe Rosoman.

Në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes, Shekerinska i ka falënderuar për ndihmat aleatët e vendit tonë në krizën kundër virusit korona, gjegjësisht, ShBA-së, Turqisë, Norvegjisë, Holandës, Sllovenisë, Hungarisë, Britanisë së Madhe, Çekisë dhe Bullgarisë.

Këtë e theksoi edhe dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg i cili tha se këto shembuj të bashkëpunimit janë edhe mënyra më e mirë për përballje me fushatën e dezinformatave lidhur me pandeminë.

Zgjidhjet e raundit të tretë të Ligës për enigmatikë

$
0
0

Të nderuar nxënës,

Ju faleminderit për pjesëmarrjen në Ligën e Portalb.mk të enigmatikës. Të gjithë punimet që i keni dërguar, me përjashtime të vogla ishin të sakta.

Gjendja në tabelë pas raundit të dytë dhe të tretë është si vijon:

🏆

Renditja në tabelë

Renditja Emri dhe mbiemri Numri i pikëve
1 Meditim Aliti 6 pikë
2 Amar Salija 3 pikë
3 Isra Hamiti 3 pikë
4 Rron dhe Doni Jashari 1 pikë

Vazhdoni me pjesëmarrjen! Mund t’i rikujtoni rregullat e pjesëmarrjes nëse klikoni në këtë link.


Qeveria mori masa të veçanta për Tetovën, Kumanovën dhe Prilepin

$
0
0

Qeveria e RMV-së sot në mbledhjen e 43-të të zhvilluar online, shqyrtoi dhe miratoi propozimet e shtabit të krizës për masat që duhet të merren në të ardhmen për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj. Për qytetet: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep u vendos që të merren masa të veçanta si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete, njofton Portalb.mk.

Një pjesë e donacioneve nga pajisjet mbrojtëse që Maqedonia e Veriut i ka pranuar t’u jepen komunës së Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.

  • U vendos që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më saktë të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit (kjo ndalesë vlen vetëm për transportin e organizuar me autobusë dhe furgonë).
  • Dekret për mbajtje obligative të maskave pas daljes nga shtëpia (në rrugë, hapësira publike, në punë, në dyqane) në komunat: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Mund të përdoret maskë medicinale, por edhe maska prej materialeve tjera, shami ose shall. Me rëndësi është të mbulohen hunda dhe goja. Ndërmarrjet të cilat shesin pajisje mbrojtëse duhet të ruajnë përqindje të caktuar të maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.
  • Do sillet Dekret i veçantë për dënime të detyrueshme për shkeljet e rekomandimeve në vijim: grupim të më shumë se 2 personave dhe mosmbajtja e distancës. Policia duhet të sigurojë fotografi të shkeljes (për veprim të mëtutjeshëm). Dënimet do të lëvizin ndërmjet 1000 dhe 1500 denarësh.
  • Dekret që bankat t’i respektojnë të njëjtat rregulla para dhe brenda hapësirave të tyre njësoj si marketet.
  • Dekret për detyrim për pajisje mbrojtëse për punëtorët në shitore, barnatore dhe markete.
    Definimi i numrit të njerëzve në 100m2.
  • Mënyra speciale e pagesës së subvencioneve dhe pensioneve në 2 javët e ardhshme (tanimë ka protokoll të propozuar për subvencionet).
  • Dekret për të gjitha TV/Radio për sigurimin e 5 minutave kohë për transmetim të mesazheve informative të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria lidhur me COVID19.

Spasovski: Po bëhet plan serioz për lehtësimin e masave pas 1 majit

$
0
0

Kryeministri Oliver Spasovski informoi se po bëhet plan serioz për atë si dhe në cilën mënyrë pas 1 majit të fillohet me lehtësimin e disa masave, ndërsa të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normale.

Sipas tij, numri i të infektuarve është ai që edhe është pritur për këtë periudhë.

“E kishim të rëndësishme të krijojmë kushte për punën e punonjësve shëndetësorë. Menduam se masat për distancim fizik japin rezultate, sepse edhe ka pasur vendime për të mos punuar shkollat, kopshtet, shumë kompani nuk kanë punuar, duke i përfshirë edhe ati në hotelieri dhe turizëm, Kjo ishte e nevojshme. Të gjithë do të mbajmë një pjesë të barrës nga kjo krizë. Kjo nuk është kohë për çfarë do përfitimi, të gjithë duhet të jemi të orientuar ndaj përballjes së suksesshme me këtë situatë”, porositi kryeministri Spasovski.

Lidhur me çështjen për mbylljen e rajoneve në shtet për festa, Spasovski me qëndrim se sjellja e vendimit për vazhdimin e orës policore deri të martën në mëngjes po i jep efektet. Në bazë të informacioneve që i merr nga MPB-ja, në shtet nuk ka rritje enorme të njerëzve që lëvizin ose që janë në grupe në vendet për rekreacion, gjegjësisht një pjesë shumë e vogël kanë shkuar në shtëpitë e tyre prej ku vijnë në Shkup, transmeton MIA.

Për Spasovskin karantina shtetërore është një prej masave më të mira qeveritare sepse rreziku shkon në minimum. Shteti ka bërë përpjekje maksimale përmes MPJ-së që të sigurohet të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbetur për çfarë do arsye në disa nga vendet evropiane. Më shumë se 2.800 persona, përkujtoi, janë vendosur në karantinë shtetërore.

E tërë ajo që ishin masa qeveritare dhe që ishin në territorin e shtetit, trajtohen edhe në nivel lokal veçanërisht në ato mjedise ku, siç thotë, kemi numër të konsiderueshëm të personave të infektuar ose krijim të kushteve për bartjen e koronavirusit.

“Situata është e ndërlikuar në shumë qytet, mes tyre edhe në komunën e Kumanovës pasi që kemi rritje të numrit të njerëzve të infektuar dhe kjo flet për faktin se edhe përkushtimi i Qeverisë në këtë pjesë është e orientuar shumë në përballjen me tërë këtë situatë. Nga njëra anë ta mbajmë sistemin shëndetësor stabil dhe nga ana tjetër maksimalisht t’u ndihmojmë qytetarëve përmes rekomandimeve që i sjellim dhe përmes respektimit të tyre”, ka thënë Spasovski.

Ai mendon se ka ulje të tendencës së të infektuarve gjithkund, por duhet, theksoi, fokusi i vëmendjes të jetë ku ai ka më shumë kushte për përhapje.

Vrasje në Likovë

$
0
0

Rreth orës 18:30 më fshatin Likovë të Kumanovës ka ndodhur vrasje, njofton Alsat M.

Gjatë një përleshje ka ndërruar personi J.S., pasi që nga një person është therë me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e rastit.

Zëvendës drejtori i spitalit në Kumanovë Ylber Isufi është infektuar me virusin korona

$
0
0

Zëvendës drejtori i spitalit në Kumanovë, Ylber Isufi, përmes publikimit në profilin e tij në Fejsbuk, informoi se është pozitiv në koronavirus.

Isufi thotë se ai dhe familja e tij ndjehen mirë.

“Pas disa simptomeve të koronavirusit, e bëra testin dhe para dy ditëve e mora rezultatin, i cili ishte pozitiv”, shkruan Isufi, transmeton MIA.

Ai, njëheri, u apelon qytetarëve të Kumanovës dhe komunës së Likovës, që të qëndrojnë në shtëpi, të mos tubohen në grupe, pasi, thotë ai, secili prej nesh është përgjegjës për pasojat.

KOVID-19, BFI-ja e RMV-së mori disa vendime për muajin e Ramazanit

$
0
0

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në mbledhjen e vet të mbajtur më 17.04. 2020, ka debatuar rreth aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit në kushtet e jashtëzakonshme, pas masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19, mes tjerash mori këto vendime:

Vendimet janë të përshkruara, pa ndërhyrje

1. Për çdo ditë gjatë Ramazanit në xhami të qëndrojnë Imami, Myezini, Kryetari i Mexhlisit të Xhamisë, apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, për të qenë në lidhshmëri të përhershme me xhematin.

2. Gjatë muajit të Ramazanit për çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë.

3. Të punësuarit në BFI dhe në institucionet e saj edukativo-arsimore të jenë në shërbim të organeve të BFI-së, respektivisht të Myftinive të BFI të RMV për të zbatuar programet e tyre lidhur me grumbullimin e sadekatul-fitrit, zeqatit dhe të dhënat tjera vullnetare në fondin e institucioneve edukativo-arsimore të BFI të RMV.

4. Nxënësve dhe studentëve u rekomandohet që të kenë lidhshmëri permanente me Drejtorinë, respektivisht me Dekanatin gjatë muajit Ramazan. Ndërkaq, duhet që t’u sugjerohet familjeve të nxënësve dhe studentëve që sadekatul-fitrin dhe zeqatin ta japin në fondin e Bejtul-malit, respektivisht tek organet e BFI të RMV, ku të dorëzojnë fletëpagesat (e sadakutul fitrit) e tyre para Drejtorisë dhe Dekanatit.

5. Gjatë muajit të Ramazanit të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e informimit, qofshin të nivelit qendror dhe lokal, për të mbajtur ligjërata me tematikë fetare.

6. Luten besimtarët myslimanë të këtij nënqielli që të gjitha këto vendime që u morën në mbledhjen e Rijasetit të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë. Gjithashtu, nga myslimanët e këtij nënqielli kërkohet që maksimalisht të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë organet legale dhe legjitime të BFI të RMV; njëkohësisht të bëjnë përpjekje që të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandave negative, t‘i mbyllin sytë dhe veshët nga sajesat e ndryshme të nëntokës, ngase feja e Muhamedit (a. s.) nga dita e parë ka pasur, ka dhe do të ketë armiq të cilët përpiqen që ta zbehin Islamin dhe t’i përçajnë radhët e popullit mysliman. Gjithashtu, besimtarët në bashkëveprim me organet e BFI të RMV të tregojnë sens dhe kulturën e duhur në drejtim të respektimit të udhëzimeve të dala nga organet kompetente shtetërore lidhur me parandalimin e virusit Kovid-19. Gjithashtu, u sugjerojmë organeve shtetërore që të tregohen vigjilente dhe tolerante në veprimet e tyre, vetëm e vetëm që të kemi bashkëveprim efikas dhe rezultate në luftën kundër pandemisë dhe tejkalimin e situatës, duke festuar bashkërisht triumfin kundër Kovid -19.

7. Duke filluar nga muaji prill i këtij viti, të gjithë të punësuarit në BFI (të punësuarit në Rijaset, në institucionet edukativo-arsimore, në Myftini, në subjektet dhe shoqatat e themeluara nga BFI, përfshi edhe nëpunësit fetarë) do të marrin rrogë minimale prej 14.500,00 denarë për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, të cilën e përjetojmë dhe me të cilën jemi duke u ballafaquar.”

Në fund të njoftimit të BFI-së qëndron “Lusim Zotin që të na japë shëndet e fuqi që ta presim dhe ta përjetojmë ashtu siç i ka hije këtë muaj të Ramazanit të Bekuar.”

Viewing all 39797 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>